Anija e parë e ngarkuar me grurë, që u nis nga porti ukrainas Odessa për në Liban në kuadër të marrëveshjes për zhbollikimin e eksporteve bujqësore të Ukrainës, ka mbërritur në hyrjen e ngushticës së Istanbulit në Detin e Zi.
Anija e mallrave ‘Razoni’ me flamurin e Sierra Leone, e ngarkuar me misër, u nis nga porti ukrainas Odessa dje. Ministria e Mbrojtjes e Türkiye-s njoftoi se anija mbërriti në “hyrje të ngushticës së Istanbulit nga Deti i Zi dhe u ankorua në vendin e caktuar”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministria turke njoftoi se inspektimi i përbashkët i anijes, që u nis dje me mbi 26.500 tonë misër, do të fillojë nesër në mëngjes.
Pas inspektimeve në Istanbul, anija e mallrave ‘Razoni’ do të vazhdojë të lundrojë për në portin e Tripolit.
Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike më 22 korrik për të rihapur tre porte ukrainase, Odessa, Chernomorsk dhe Yuzhny, për grurin e bllokuar për muaj të tërë për shkak të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.
Për të mbikëqyrur eksportet e grurit ukrainas, një qendër e përbashkët koordinimi në Istanbul u themelua të mërkurën e kaluar, e përbërë nga përfaqësues nga Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina, për të mundësuar transportin e sigurt nga anijet tregtare të mallrave komerciale ushqimore dhe plehrave tregtare nga tre portet kyçe të Ukrainës në Detin e Zi./FolDrejt/