Një anije që transportonte rreth 30 mijë tonë grurë është nisur nga porti ukrainas Chornomorsk i Detit të Zi, me destinacion Etiopinë.
“Ikaria Angel” është anija e tretë e ngarkuar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) për të çuar grurë në vendin afrikan, i cili po përballet me një krizë ushqimore.
Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se planifikon të eksportojë edhe 190 mijë tonë të tjerë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.