TCG Bayraktar, anija e ushtrisë turke, e cila u shndërrua në një spital lundrues pas tërmeteve, u ka shërbyer njerëzve në nevojë në provincën jugore turke të Hatay, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ushtria turke vendosi anijen me punonjës shëndetësorë dhe 560 shtretër, në Portin Metalurgjik MMK në distriktin Dortyol të Hatayit, i cili u prek rëndë nga dy tërmetet që goditën rajonin.
TCG Bayraktar trajtoi 306 persona në 24 orët e para pas fillimit të ankorimit. Anija ka një sallë operacioni dhe njësi të kujdesit intensiv. /FolDrejt/