Roja bregdetare japoneze njoftoi se gjeti shtatë persona pa shenja jete në det pranë Kepit Shiretoko në ishullin Hokkaido, të cilët besohet se ishin në një varkë turistike me 26 persona, e cila u zhduk në një stuhi të shtunën.
Helikopteri dhe varkat patrulluese vazhdojnë kërkimet për anijen Kazu I, nga e cila u raportua se anija po merrte ujë pranë Hokkaido rreth orës 13:15 me orën lokale, raporton agjencia japoneze Kyodo.
Kapiteni i anijes raportoi se anija u anua me rreth 30 gradë rreth orës 14:00 me orën lokale, dhe pak më pas roja bregdetare humbi kontaktin me ekuipazhin./FolDrejt/