Anija e njohur që bllokoi Kanalin e Suezit për rreth një javë ende nuk po qarkullon lirshëm.
Autoritetet egjiptiane thanë se nuk do ta lëshonin anijen masive, e cila ishte mbërthyer në Kanalin e Suezit për gati një javë, derisa pronarët e saj të bien dakord të paguajnë deri në 1 miliard dollarë kompensim.
Gjeneral lejtënant Osama Rabie, i cili drejton Autoritetin e Kanalit të Suezit, i tha një stacioni lokal të lajmeve se anija do të qëndrojë këtu derisa të përfundojnë hetimet dhe të paguhet kompensimi. Shpresojmë për një marrëveshje të shpejtë. Në momentin që ata bien dakord për kompensim, anija do të lejohet të lëvizë.