Jashtë portit të Pireut është aksidentuar anija ushtarake greke, ku raportohen për sëpaku dy marinarë të lënduar, informon foldrejt.com, duke u bazuar te mediat greke. Ekuipazhi prej 27 personave në bord është evakuuar sot (e martë) në mëngjes.
Anija Kallisto, 57 metra e gjatë, pjesë e bazës ushtarake të ishullit Salamina, filloi të mbushet me ujë pasi u aksidentua me një anije mallrash nga Portugalia rreth orës 7.30. Rasti nuk u kthye në tragjedi falë polumbarëve, të cilët nxorën disa marinarë të mbetur nën ujërat detarë.
Greqia ka nisur hetimet për rasitn./Foldrejt.com