Një anije luftarake ruse e armatosur me armë lundrimi hipersonike ka zhvilluar stërvitje në Detin Norvegjez, ka thënë ministria e Mbrojtjes, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ekuipazhi i fregatës “Admiral i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov” kreu një stërvitje të mbrojtjes ajrore në Detin Norvegjez”, tha ministria.
Javën e kaluar, Presidenti Vladimir Putin dërgoi fregatën në Oqeanin Atlantik të armatosur me raketa lundrimi hipersonike të gjeneratës së re, një sinjal për Perëndimin se Rusia nuk do të tërhiqet për luftën në Ukrainë./FolDrejt/