Anijet e rojës bregdetare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale japoneze rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore, thanë forcat japoneze të sigurisë bregdetare.
Sipas shtabit të rojës bregdetare japoneze të zonës së 11-të në rrethin Naha të provincës Okinawa, dy anije të rojës bregdetare kineze kanë shkelur ujërat territoriale kombëtare japoneze, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Anijet që lundronin në zonën që bën pjesë në ujërat territoriale japoneze u përpoqën të afroheshin drejt anijeve japoneze të peshkimit rreth ishullit Minamikojima në orën 02:40 me kohën lokale.
U raportua se njësitë e rojës bregdetare japoneze, të cilët kanë paralajmëruar anijet kineze të largoheshin nga rajoni, kanë garantuar sigurinë e anijeve të peshkimit.
Ishujt e diskutueshëm
Në Detin e Kinës Lindore, arkipelagu i quajtur “Senkaku” nga Japonia dhe “Diaoyu” nga Kina, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.
Ishujt, të cilët janë në pronësi të Japonisë, por pretendohen nga Kina, dhe në të cilat nuk jeton askush, prej kohësh kanë shkaktuar debate mbi sovranitetin./FolDrejt/