Anijet e grupit të parë të përhershëm kundër minave detare të NATO-s kanë hyrë në Detin Baltik dhe do të marrin pjesë në stërvitje me vendet fqinje të Aleancës dhe vendet partnere, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Estonisë.
“Anijet e grupit të parë të përhershëm të NATO-s kundër minave SNMG1 kanë hyrë në Detin Baltik. Grupi përbëhet nga pesë anije,” thuhet në deklaratë.
Disa nga anijet lundruan në Detin Baltik të enjten, dhe pjesa tjetër e anijeve do të mbërrijnë në Talin sot./FolDrejt/