Çështjet e sovranitetit kombëtar të ishujve grekë janë ngritur në mënyrë indirekte nga Turqia.
Një sërë garash lundrimi, të organizuara në ditët në vijim nga pala turke do të zhvillohen në zonat detare përreth ishujve të Egjeut Verior dhe Juglindor duke përforcuar indirekt pretendimet turke, pra historia e “Atdheut blu.”
Gara e parë e lundrimit, e titulluar “Kupa e 51-të e Forcave Detare të Turqisë” do të zhvillohet në datat 22-25 korrik, duke nisur nga Stambolli, ndërsa rruga e garës përfshin pika pranë Lesvos, Kios, Samos, Leros, Kalymnos dhe Kalolimnos, duke përfunduar në qytetin e Turgutreis, qyteti i dytë më i madh në gadishullin e Halicarnassus.
Më pas, gara e dytë e lundrimit, e quajtur “IRC Turkish Championship” , pra e Rojës Bregdetare Turke, do të zhvillohet nga data 27-29 korrik, duke filluar nga Halicarnassus.
Garat e lartpërmendura me vela, sipas informacioneve, nuk e lënë indiferente palën greke, pasi përveç rrugëve të garave të përzgjedhura, ato pritet të zhvillohen në një periudhë kritike për marrëdhëniet greko-turke.
Shikoni të gjitha rrugët:
/abcnews.al/