Ankaraja “dënoi fuqishëm” një aktivitet anti-Turqi nga krerët dhe mbështetësit e grupit terrorist PKK/PYD/YPG në ndërtesën e Parlamentit Evropian, tha të mërkurën Ministria e Jashtme turke, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
“Është e papranueshme të lejohet një aktivitet i tillë që synon integritetin e vendit tonë dhe i shërben propagandës së një organizate terroriste që është renditur si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Kjo situatë zbulon edhe një herë “hipokrizinë dhe josinqeritetin e Parlamentit Evropian në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.
Turqia pret që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare t’i qëndrojnë pranë në luftën e saj kundër terrorizmit, i cili përbën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare, thuhet në deklaratë.
“Lejimi i këtij aktiviteti, i cili synon të fitojë legjitimitet duke përmendur emrin e vendit tonë, bie ndesh edhe me detyrimet ndërkombëtare të BE-së”, thuhet në deklaratë.
Turqia do të “vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër të gjitha organizatave terroriste pa diskriminim”, tha Ministria e Jashtme.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, ShBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve. /FolDrejt/