Ankaraja po e akuzon Athinën për një “akt armiqësor”. Njëkohshëm ajo flet për shkelje të hapësirës ajrore turke dhe provokime nga avionët grekë.
Ankaraja po përgatitet të dërgojë “sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 të prodhuar nga Rusia”, si kundërpërgjigje ndaj provokimeve nga pala greke.
Sipas burimeve turke, avioni F-16 “ndërsa ishte duke operuar nën Komandën e Forcave Ajrore, po kryente fluturime misioni në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Mesdhe, u provokuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore S-300 (prodhimit rus), iGreqisë, i stacionuar në Kretë më 23 gusht. Radari i zbulimit dhe drejtimit të raketave të sistemit S-300 bllokoi një F-16, i cili po kryente një fluturim misioni në 10,000 metra në perëndim të ishullit Rodos, me një raketë tokë-ajër”.
“Zyrtarët ushtarakë grekë, nga ana tjetër, mohuan këtë pretendim, i cili nga pala turke u përshkrua si “akt armiqësor” në rregullat e angazhimit të NATO-s”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.
Sipas të njëjtave raportime, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka vepruar pas përgënjeshtrimit të autoriteteve greke. Kështu, raportohet se janë marrë pamje nga radarët për “provokimet” në fjalë, të cilat u cilësuan si “jo në përputhje me frymën e Aleancës”. Pamjet – shtojnë ata – janë planifikuar të dërgohen në Ministritë e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës dhe kryesisht në Sekretariatin e Përgjithshëm të NATO-s.
Deklaratë lidhur me këtë e ka bërë edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar:
“Atë që ka bërë fqinji ynë, i cili vazhdimisht përpiqet të rrisë tensionin, duhet ta shohim, ta kuptojmë dhe ta shpjegojmë. Një keqdashje dhe pakujdesi e tillë flagrante është e papranueshme”.
Ndërkohë, të njëjtat burime raportojnë se ngacmimet e Greqisë ndaj hapësirës ajrore dhe ujërave territoriale turke vazhdojnë.
Që nga fillimi i vitit, avionët luftarakë grekë kanë shkelur 256 herë hapësirën ajrore turke dhe kanë ngacmuar avionët turq 158 herë.
Anijet e rojes bregdetare greke gjithashtu shkelën 33 herë ujërat territoriale turke./FolDrejt/