Komuna e Podujevës përmes një njoftimi në llogarinë zyrtar në Facebook, ka bërë të ditur se persona të pandërgjegjshëm po i vendosin batanijet mbi sensorët e vendosur në shtyllat e ndriçimit publik dhe si pasojë në disa vende ato po qëndrojnë të ndezur edhe gjatë ditës, transmeton Fol Drejt.
Komuna ka marrë përsipër se do të ndërmerret çdo hap i nevojshëm, për t’i parandaluar këto veprime.
“Të nderuar qytetarë,
Jemi të njoftuar nga qytetarët që në disa lokacione të qytetit, në senzorët e vendosur në shtyllat e ndriçimit publik, persona të pandërgjegjshëm po vendosin batanije, dhe si pasojë disa vende ndriçimi publik po qëndron i ndezur edhe gjatë ditës.
Informacionin e kemi përcjellur në drejtoritë përkatëse të cilat do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e këtyre veprimeve” – thuhet në reagimin zyrtar./FolDrejt/