Në anketën online të medias maqedonase “Makfaks”, në pyetjen se cila parti shqiptare është më e mirë për të ardhmen e vendit, më së shumti mbështetje mori Alternativa me president Afrim Gashin (20.4 përqind), ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët (20.2 përqind),BDI (17.7 përqind) , BESA (13.1 përqind) dhe në fund ndodhet PDSH me 11.8 përqind, informon foldrejt.com.
Anketa u krye gjatë 2 majit dhe zgjati 24 orë – ku gjatë kësaj periudhe morrën pjesë 2503 anketues, ku një e katërta ishin gra. Shumica e anketuesve ishin të moshave 25-34 vjeç dhe një pjesë e konsiderueshme nga diaspora.