Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në Twitter se përfaqësuesit e opozitës e kanë vështirësuar pozitën e Serbisë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me shpresën që “të krijojnë një milimetër për veten e tyre për të ardhur në pushtet”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Fol Drejt.
Ajo akuzoi liderët e opozitës se gënjejnë duke i ofenduar:
“Dhe çfarë tani, ata gënjejnë përsëri? Dhe Patrik Jeremiq, dhe kroati Ponoš, dhe thërrimet franceze Milosh Jovanoviqit, dhe zonja Stamenkovski, dhe Boshko i butë – të gjithë gënjejnë, gjatë gjithë kohës. Ata e vështirësuan pozitën e Serbisë me shpresën për t’i krijuar një milimetër vend vetes për të ardhur në pushtet. Asgjë e re. Lufta vazhdon. Të gjithë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Brnabiq në Twitter.
Ajo i ka shpërndarë një varg lajmesh që e ilustrojnë komentin e saj:
I, šta sad, opet lagali?
I Patrik Ho Jeremić, i hrvatski Ponos, i francuska mrvica Miloš Jovanović, i gđa Stamenkovski, i nežni Boško – svi lagali, sve vreme.
Srbiji otežali poziciju u nadi da sebi stvore milimetar da dođu na vlast.
Ništa novo.
Borba se nastavlja. Svi uz @avucic! pic.twitter.com/ZtCE77K0z7— Ana Brnabic (@anabrnabic) February 27, 2023
Përndryshe, mbrëmë në palët janë marr vesh në parim që procesi negociator të vijojë me “planin e zbatimit”, duke konfirmuar se për dokumentin bazë, nuk ka më nevojë për dialog./FolDrejt/