Një burrë në Klinë, të enjten ka raportuar në polici se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga djali dhe reja.
Të dyshuarit janë arrestuar, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Raporti i plotë:
Klinë 28.12.2023-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga dy të dyshuarit kosovar (djali dhe bashkëshortja e djalit). Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.