Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, sot e ka realizuar një vizitë në rrugën “Muharrem Fejza”, në të cilën ka kohë që kanë filluar të kryhen disa punime në infrastrukturën e saj, transmeton Fol Drejt.
Rama, i cili s’ka pak kohë që e ka marr detyrën e kryetarit, ka thënë se problemi në këtë rrugë, kërkon një trajtim serioz dhe zgjedhje të menjëhershme.
Megjithatë, ai ka dhënë një lajm të mirë për banorët që frekuentojnë në këtë rrugë, pasi që ka premtuar se gjatë ditëve të dimrit, atyre do t’u lehtësohet qarkullimi.
“Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje, kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit.”
Për më shumë, sipas tij, kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave, do të jetë më e lehtë, pasi që sipërfaqja e rrugës do të shtrohet me zhavorr.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme.
Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje, kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit. Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë.