Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se presioni mbi të është shumë i madh për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të saj që i ka bërë Ukrainës.
Serbia është vetëm njëra nga dy vendet evropiane e cila nuk ka ndërmarrë asnjë hap kundër Rusisë. Reagimet kundër Serbisë kanë qenë të mëdha, madje ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, tha se Serbia duhet të përshëndetet me Bashkimin Evropian.
“Me këtë qëndrim, Serbia ‘de facto’ u diskualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarë të rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, ka thënë Bild ditën e djeshme në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka thënë presidenti i Serbisë lidhur me presionin evropian për t’i vënë edhe ai sanksione Rusisë, raporton B92./FolDrejt/