Një grup i të rinjve janë mbledhur sërish sonte para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me mos-sigurimin e vaksinave antiCOVID.
Gjatë mbrëmjes së djeshme të rinjtë kanë ndezur 352 qirinj në shenjë homazhe për 352 familjarë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusit COVID-19, që nga ardhja e Qeverisë Kurti.
Kurse sonte në nderim të pesë viktimave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, të rinjtë ndezën pesë qirinj.
Postimi i plotë:
Sonte, sërish bashkë me një grup të rinjsh bashkëqytetarë, jemi para Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur protesën tonë në lidhje me mos sigurimin e vaksinave.
Si formë, gjatë mbrëmjes së djeshme kemi ndezur 352 qirinjë si homazhe për 352 familjarë tanë, të cilët kanë vdekur nga Covid-19 që nga ardhja e kësaj Qeverie.
Sot në nderim të 5 personave tjerë të cilët kanë vdekur gjatë ditës së sotme, ndezëm edhe 5 qirinj.
Pritja është bërë e papranueshme.
Ankthi është bërë i madh.
Dhimbja vetëm sa po shtohet cdo ditë nëpër familjet tona.
Janë 2153 qytetarë që kanë humbur jetën nga Covidi e Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë. Edhe sa duhet të vdesin që Qeveria të bëjë dicka?
Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit e gjyshërit tanë.