Në Graqanicë një femër kosovare ka raportuar se gjatë deponimit të parave në një kompani, ia kanë vjedhur paratë dy persona të panjohur.
Policia me të kuptuar lajmin ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tashmë është duke e hetuar rastin, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare punëtore përgjegjëse për deponimin e parave në një kompani ka raportuar se së bashku me tri koleget e saj me veturë kishin shkuar te banka për të deponuar para e pazarit ditor, mirëpo në parkingun e bankës nga bagazhi i veturës së tyre në të cilën i kishin pasë paratë, dy persona të panjohur të maskuar ia kishin vjedhur paratë dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur në një veturë me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.