Grupi i hakerëve “Anonymous”, bashkë edhe me grupet e tjera kanë filluar sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të institucioneve serbe.
Kështu ka njoftuar vetë Anonymous përmes një postimi në Twitter, duke bërë me dije se mbi 40 uebfaqe serbe janë rrëzuar në 72 orët e fundit.
“LAJMI I FUNDIT: Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës ‘OpSerbia’ (Operacioni Serbi). Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë rrëzuar në 72 orët e fundit”, ka shkruar Anonymous në Twitter.
Ky grup, më herët kishte paralajmëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë se nuk do të qëndrojnë indiferentë përballë terrorit dhe se populli i Kosovës nuk është pa mbështetje./FolDrejt/
JUST IN: The #Anonymous collective and other hacker groups has been launching 'full-scale' cyberattacks on Serbian government websites, as part of #OpSerbia campaign. More than 40 Serbian websites have been taken down in the last 72 hours. pic.twitter.com/KSD4adBfCw
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) January 10, 2023