Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Amir Rexhepi, ka ironizuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Rexhepi iu drejtua Rizvanollit duke i thënë të tregojë lidhur me trashësinë e stiroporit.
“U bë ministre, po i izolojmë, veç tregona për trashësinë e stiroporit, sa duhet me qenë 10 cm a 15 cm?” – tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga qytetarët t’i izolojnë shtëpitë e tyre si masë për kursimin e energjisë.
“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, tha Rizvanolli.