Sipas Fabrizio Romanos, futbollisti i Barcelonës, Ansu Fati, dëshiron të qëndrojë tek Barcelona edhe për shumë vite të tjera, raporton Fol Drejt.
“Ansu Fati për ofertat e Premierligës: “Jam nën kontratë me Barcelonën deri në qershor 2027 dhe shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera”, thotë Jugones.”, shkroi Romano në Facebook.
Romano theksoi se klubet e Premierligës iu afruan agjentit të tij, por pozicioni i lojtarit është i qartë: ai shpreson të qëndrojë dhe të vazhdojë te Barça. /FolDrejt/