Sipas TodoFichajes, agjenti i Ansu Fatit, Jorge Mendes, i ka ofruar yllit të Barcelonës një mori klubesh elitare në të gjithë Evropën, shkruan, Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Roli i numrit 10 tek Barça deri më tani ka qenë i kufizuar në shumicën e paraqitjeve të tij pasi ka ardhur nga stoli, gjë që mund ta bindë 20-vjeçarin spanjoll të kërkojë sfida të reja, për të mos përmendur eliminimin e Barcelonës nga faza e grupeve të UEFA Champions League. /FolDrejt/