Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se fotografitë e një numri të madh të ukrainasve të vdekur në qytetin Bucha, pas tërheqjes së forcave ruse, janë shumë tronditëse.
“Ky është një realitet që ndodh çdo ditë, për sa kohë që brutaliteti i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon”, tha Blinken në një intervistë për CNN, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Gazetarët e Agence France-Presse, të cilët hynë në qytetin e Bucha me trupat e para ukrainase, pasi trupat ruse u tërhoqën, panë të paktën 20 trupa të shpërndarë përgjatë një rruge, raportoi dje BBC./FolDrejt/