Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vlerësoi se lufta në Ukrainë është larg përfundimit, pavarësisht tërheqjes së trupave ruse nga afërsia e Kievit.
“Rusia po ridislokon forcat e saj për të vazhduar sulmet në lindje dhe jug të Ukrainës”, tha Blinken.
Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj duhet të rrisin ndihmën ushtarake, ndërsa Ukraina, siç tha ai, “po përgatitet për fazën tjetër të luftës për lirinë dhe të ardhmen e saj”./FolDrejt/