“Duket se qeveria ruse mendon se përdorimi i ushqimit si armë do të ndihmojë në arritjen e asaj që pushtimi i saj nuk arriti, dhe kjo është thyerja e shpirtit të popullit ukrainas”, tha Anthony Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken akuzoi sot Rusinë se përdor ushqimin si armë në Ukrainë.
“Nuk është vetëm çështja e furnizimit me ushqim për miliona ukrainas, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën që mbështeten në importet nga Ukraina”, tha Blinken, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar Rusisë të ndalojë bllokimin e porteve të Ukrainës./FolDrejt/