Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u takua sot në Aman me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, të cilit i kërkoi të vazhdojë të ruajë stabilitetin në Bregun Perëndimor, raportoi CNN, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan të paidentifikuar.
Nga ana tjetër, Abbas i tha atij që të kundërshtonte me forcë dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës.
“Një nga gjërat që dëgjuam shumë qartë nga Presidenti Abbas në takimin e sotëm është se duhet të kujtojmë kontekstin historik: shumë njerëz në Gaza janë njerëz që kanë qenë refugjatë dy herë dhe ekziston shqetësimi për idenë që palestinezët të detyrohen të largohen nga territori palestinez”, tha një burim televiziv amerikan.