Presidenti i SHBA-së Joseph Biden ka miratuar një dërgesë të re të sistemeve raketore në Ukrainë që mund të godasin me saktësi objektivat në një distancë deri në 80 kilometra.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi sot se autoritetet ukrainase i kanë dhënë atij garanci se nuk do të përdorin sistemet e armëve me rreze të gjatë të ofruara nga Uashingtoni kundër objektivave në territorin rus.
Presidenti amerikan Joseph Biden ka miratuar një dërgesë të re të sistemeve raketore në Ukrainë që mund të godasin me saktësi objektivat në një distancë deri në 80 kilometra brenda paketës së armëve me vlerë 700 milionë dollarë që u prezantua sot, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.