Amerika është e vendosur t’i sigurojë Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të shtypur rusët.
I takon Ukrainës të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime ushtarake jashtë kufijve të saj, tha sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, duke iu drejtuar nënkomitetit të Senatit amerikan për shtetin, operacionet e huaja dhe aktivitetet e lidhura me to.
“Ne jemi të vendosur t’u ofrojmë atyre atë që u nevojitet për të luftuar agresionin rus dhe për të shtyrë rusët jashtë vendit. Një pyetje tjetër është nëse ukrainasit duhet të ndërmarrin veprime jashtë kufijve të tyre”, tha Blinken të mërkurën. Është jetike të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të mbroheni kundër agresionit rus, shtoi ai./FolDrejt/