Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Antivetingu “ndërkombëtar” i Ministrisë së Drejtësisë!

6 vjet më parë
in LAJME, MAQEDONIA VERIORE, OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Alpin Ollogu

Me shtimin e zërave dhe kërkesave serioze për vetingun e sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kërkesa të dala nga parti politike, funksionarë publike dhe ekspertë juridik, Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga kuadër i LSDM-së, në një prononcim për mediat, në lidhje me çështjen e kërkesës dhe nevojës urgjente të vetingut, arsyetohet dhe kundërshton me të njejtën arsye siç arsyetohej para një viti Këshilli për Reforma në Gjyqësor, i cili këshill nëpërmjet antares së saj Ana Pavlova Daneve (kuadër i LSDM-së), deklaronte se: ”procesi i rizgjedhjes dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç njihet ndryshe vetingu i gjyqësorit, nuk lejohet nga bashkësia ndërkombëtare.”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit për Reforma në Gjyqësor, qëndrimi i ndërkombëtarëve gjatë gjithë kësaj kohe paska qenë konsekuent në kundërshtimin e vetingut, dhe ne çuditërisht, opinioni publik, figura politike, akspertë juridik dhe partnerë të koaliconit qeverisës, siç është konkretisht BDI-ja e cila së fundmi në mënyrë unanime partiake kërkon veting në gjyqësor, për të cilën edhe ka paralajmëruar nisma ligjore në parlament, përkrahur kjo nismë nga partia Alternativa si pjesë qeverisëse, gjithashtu mbështetur nga partite opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe partia Besa, të gjithë këto nuk e paskan ditur dhe akoma nuk e dihet se kush janë “ndërkombëtarët” e anti – vetingut!

Ministria e Drejtësisë, para disa ditësh në një deklaratë për mediat televizive thotë: “ai proces (vetingu) duhet të ketë mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Deri tani vlerësimi i eksperteve ndërkombëtar nuk rekomandon zbatimin e këtij instrumenti (vetingu).”

Tani nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë mes deklaratave të hershme të Këshillit për Reforma ne Drejtësi dhe deklaratave të tanishme të Ministrisë së Drejtësisë, vërejmë se bëhet një lojë fjalësh me pozicionimin e faktorit ndërkombëtar. Në njërën anë cilësohet – emërohet si faktor ndërkombëtar, që për opinionin publik dhe për qëndrime zyrtare, nënkupton faktorin institucional ndërkombëtar, nëpërmjet mesazheve dhe deklaratave nga ambasada përkatëse dhe figura diplomatike, kurse në anën tjetër në prononcimet e fundit të Ministrisë së drejtësisë, flitet për ekspertë ndërkombëtarë, duke ju referuar këtyre si faktor ndërkombëtar.

E habitshme se si krijohet huti për të manipuluar opinionin me ekspertë dhe faktor ndërkombëtar. Sepse ekspertë ndërkombëtar që të japin qëndrime të fushave të ndryshme, mund të gjenden sa të duash, bile të deklarojnë tekstualisht ashtu siç porositen – paguhen nga qarqe te interesuara. Ndërsa kur flasim për qëndrime të insitucioneve ndërkombëtare, është krejt tjetër gjë, është diçka serioze që duhet marrë parasysh si në nivel të aspiratave integruese ashtu edhe të raporteve ndërshtetërore. Në këtë kuptim Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli për Reforma në Gjyqësor, De Fakto si korrierë të qëndrimeve partiake të LSDM-së, mundohen të hutojnë opinionin publik, por fatkeqësisht edhe partnëret e koalicionit qeverisës me konkluza të paqena. Për më tepër ata nuk janë korekte të tregojnë as kush janë këta ekspertë ndërkombetarë që qenkan kundër vetingut në gjyqësor, për të cilët ekspertë dyshoj seriozisht në ekzistimin e tyre, duke qenë thjesht një kamuflim.

Sa i takon faktorit insitucional ndërkombëtar, nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin dhe monitorojnë pa kompromis vetingun e sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë fqinje, proces i cili lëvdohet vazhdimisht me nota pozitive nga të gjithë raportet evropiane për ecurinë e reformave në gjyqësor, në këtë kuptim do të ishte absurde që ata të ishin kundër vetingut të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, në një prej sistemeve të drejtësisë nga më të shkatërruarit në Ballkan. Gjë e cila u dëshmua edhe nga skandali i përgjimeve por edhe nga vetë funksionimi i këtyre dy viteve të gjyqësorit dhe organit të akuzës në udhëheqjen e qeverisë Zaev, dhe kjo si në raport joefikas me të akuzuarit të dalë nga dëshmitë e përgjimeve, ashtu edhe nga kriminaliteti i gjithëanshëm brenda shtetit.

Por që Ministria e drejtësisë, Këshilli për Reforma në Drejtësi dhe të gjithë korrieret institucional të LSDM-së, të mund të gjejnë ekspertë juridik ndërkombëtar, si për shembull nga Koreja e Veriut, që mund jetojnë në Evropë, dhe që të jenë kundër vetingut në gjyqësor, edhe mund të gjejnë, nuk e pamundur. Megjithatë, me këtë lojë ndërkombëtarësh për të arsyetuar pengesën e reformës së vetme të drejtësisë, vetingun e shkarkimit nga sistemi prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, të cilët pikë së pari bëhen mburojë e figurave politike qeveritare, atëherë diagnoza është shumë e qartë, udhëheqës të LSDM-së kanë frikë nga gjykata të drejta dhe të paanshme, dhe gjithashtu kanë frikë të mos i kenë ata në kontroll.

Për ta faktuar këtë edhe më qartë, gjatë këtyre viteve qeverisje nuk kemi dëgjuar asnjë iniciativë zyrtare kryeministrore – apo partiake nga LSDM-ja, për një veting në gjyqësor, që pastaj këtë iniciative ta shqyrtojnë dhe kërkojnë mbështetje nga ndërkombëtarët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Pastaj supozojmë në rastin më të keq kur ndërkombëtarët zyrtarisht do të jenë kundër vetingut, do duhet të japin normalisht arsye se pse janë kundër, qe edhe ne të tjerët të kuptojmë dhe të bindemi. Apo mos ndoshta duhet të jenë kundër vetingut, për arsye se gjyqësori është funksional konform ligjit dhe moralit të duhur të subjekteve të drejtësisë! Në një kohë kur të gjithë treguesit – raportet, si ato ndërkombëtare, vendase, ashtu edhe nga praktika e përditshme e popullatës, tregojnë se gjyqësori nuk është i reformuar, përkundrazi korrupsioni dhe gjykimet e padrejta vazhdojnë njëlloj si në kohën e qeverive të kaluara, dhe se të korruptuarit e sistemit gjenden po aty.

Apo mos ndoshta ndërkombëtarët janë kundër vetingut, duke pritur që reformën në drejtësi dhe metodologjinë e vetingut ta realizojë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve, me kompetencat e njejta për emërim dhe shkarkim që kanë pasur edhe në qeveritë e kaluara, këshilla këto në vazhdën e korrierëve të politikës, ku secili antar i tyre mund të jetë më i korruptuar dhe i paaftë se tjetri, pasi skanë kaluar në “sitën” e vetingut. Qesharake dhe e pabesueshme deri në skajshmëri!

 

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vuçiq: Kur e pash Policinë në Veri, urdhërova ushtrinë të rrinë gati

Lajmi tjetër

Dimitrov për Der Standard: BE duhet të hap negociatat, ndryshe do dëmtonte imazhin e saj

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM