Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se synimet e grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës para një jave në Banjskë të Zveçanit, mund të ketë qenë edhe shkëputja.
Quni tha në Frontal në T7 se ishte i pritshëm sulmi. “Por ka qenë e pamundur të dihet se kur do të ndodhte”, tha ai.
“Besoj që institucionet e sigurisë i kanë marrë masat e nevojshme për t’iu përgjigjur situatave të tilla”, tha ai.
Quni pati kritika për komunitetin ndërkombëtar, duke pyetur se “si nuk kanë pasur informatat e duhura”.