Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se ata që kryen një sulm me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk duhet të thirren në përgjegjësi.
“Sulmi në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainën lindore ka vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë në pritje të evakuimit, duke përfshirë shumë gra, fëmijë dhe të moshuar, dhe sulme të tjera ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile janë plotësisht të papranueshme,” tha një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm. Stephen Dizharik.
Ai theksoi se incidente të tilla paraqesin shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut./FolDrejt/