Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara theksoi se është më mirë për Ukrainën, Rusinë dhe mbarë botën që palët në konflikt të angazhohen në përpjekje diplomatike dhe me mirëbesim për t’i dhënë fund luftës sa më parë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përsëriti thirrjen e tij për përfundimin e konfliktit dhe rifillimin e negociatave, si dhe aksesin e papenguar në ndihma humanitare në luftën në Ukrainë, e cila filloi 100 ditë më parë.
“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për akses të papenguar në ndihmën humanitare për të gjithë ata që kanë nevojë, për evakuimin e sigurt të civilëve të kapur në zonat e luftimit dhe për mbrojtjen urgjente të popullsisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me me norma ndërkombëtare”, tha Guterres të premten, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.