Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot gjatë vizitës së tij në Haiti se ai erdhi për të shprehur solidaritetin e plotë me Haitianët dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë të ofrojë mbështetje për atë vend.
“Nuk është koha për të harruar Haitin”, shkroi Guterres në Twitter.
Vizita e Guterres vjen gati nëntë muaj pasi ai mbështeti apelin e qeverisë Haitiane drejtuar komunitetit ndërkombëtar për ndihmë dhe propozoi dërgimin e një “force të veprimit të shpejtë” për të mbështetur forcat e sigurisë Haitiane, raportoi Reuters./FolDrejt/