Guterres, i cili do të takohet sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se gjatë takimit me Putinin, ai shprehu shqetësimin për shkeljet e ligjit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe “mundësinë (për kryerjen) e krimeve të luftës”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili mbërriti në Ukrainë pas vizitës në Moskë, e përshkroi takimin me presidentin rus Vladimir Putin si “shumë të dobishëm”.
Guterres tha se mesazhi i tij gjatë takimit me Putinin ishte i njëjtë me atë në fillim të konfliktit dhe ai ishte se “pushtimi rus shkel Kartën e OKB-së dhe se duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan CNN, transmeton FolDrejt.