Antony me shumë gjasa do të largohet nga Ajax gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos, teksa Manchester United pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme.
Braziliani dëshiron të largohet nga kampionati holandez, pasi kërkon një eksperiencë të re në një kampionat më të fortë dhe kalimi në Premier League mund të jetë çështje ditësh.
22-vjeçari ka dhënë një intervistë me Fabrizio Romano pas lajmeve se Ajax kishte refuzuar një ofertë prej 90 milionë eurosh.
“Sot, në një takim me klubin, shpreha interesin tim të vjetër për t’u larguar, vetëm këtë herë me një ofertë të konsiderueshme në tavolinë. Ajax refuzoi me argumentin se kanë vetëm pesë ditë kohë për të më zëvendësuar”.
“Unë nuk po i kërkoj Ajaxit të më lirojë, po i kërkoj Ajaxit të më shesë me ofertën më të lartë ndonjëherë për një lojtar të Eredivisie. Unë kam insistuar në këtë temë që nga shkurti në mënyrë që klubi të rindërtojë ekipin me qetësi”, ka thënë ai.
Antony shpreson që dëshira e tij për t’u larguar nga Ajax do t’i detyrojë klubin të bien dakord për një marrëveshje me Manchester United. /abcnews.al/