Zyrtarët e shtetit federal gjerman Rajna Veriore-Vestfalia mbrëmë hynë në “grevë paralajmëruese 24-orëshe”, e cila ka çuar në anulimin e mbi 325 fluturimeve në dy aeroportet kryesore.
Sindikata Ver.di theksoi se greva paralajmëruese është organizuar në aeroporte, kopshte, spitale dhe institucione komunale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Administrata e aeroporteve Këln/Bon dhe Dusseldorf njoftoi se janë anuluar mbi 325 fluturime.
Punëdhënësit ofruan një rritje pagash prej 5 për qind për punonjësit në vetëqeverisjen federale dhe lokale dhe 2.500 euro ndihmë të njëhershme, megjithatë, sindikatat e refuzuan ofertën si të pamjaftueshme.
Sindikatat kërkojnë rritje të pagave me 10,5 për qind ose rritje shtesë prej së paku 500 euro në muaj.
Vazhdimi i negociatave për pagat është planifikuar për 27 mars./FolDrejt/