Një mot i ftohtë e me borë po i shoqëron Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura ekstreme ka përfshirë disa shtete në SHBA dhe Kanada, transmeton Fol Drejt.
Nga moti i keq në SHBA po ashtu u anuluan edhe më shumë se 9000 fluturime. Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm.
Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme krahasuar me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur./FolDrejt/