Kompania e aviacionit ‘Lufthansa’ ka anuluar 2 mijë fluturime për shkak të mungesës së personelit të aeroporteve në Gjermani.
Lufthansa, e cila njoftoi 900 anulime në fillim të qershorit, tani ka njoftuar se ka anuluar 2 mijë fluturime deri në fund të gushtit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i kompanisë tha se 2 mijë uturimet e anuluara ishin veçanërisht fluturime të shkurtra.
Thuhet se kompanitë ajrore do të duhet të anulojnë më shumë fluturime nëse nuk mund të gjendet një zgjidhje për mungesën e personelit.
Autoritetet gjermane lëshuan shpejt leje speciale për rreth 2 mijë punëtorë nga Turqia që do të vendosen në aeroportet gjermane./FolDrejt/