Për të zbutur pasojat e grevës, kompania kombëtare italiane ITA Airways ka ridrejtuar rreth 99 për qind të pasagjerëve, thuhet në njoftimin e asaj kompanie ajrore.
Për shkak të grevës së ekuipazheve të linjave ajrore Ryanair, Izidjet dhe Volote, sot janë anuluar rreth 360 fluturime në Itali, të cilat supozohej të kishin më shumë se 4000 pasagjerë, tha zëdhënësi i sindikatës italiane të punëtorëve të transportit, UIL Trasporti, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Greva ndodhi në të njëjtën kohë me grevën e kontrollorëve të fluturimeve, e cila çoi në anulimin e qindra fluturimeve./FolDrejt/