Dje ishte hera e dytë që nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë kanë organizuar një protestë. Kjo pasi nuk u organizua ekskursioni i cili tradicionalisht mbahet dhe organizohet për maturantët, të cilët dërgohen për vizitë në Shqipëri.
Nxënësi i kësaj shkolle R. Konushevci ka kontaktuar Fol Drejt-in duke i sqaruar më detajisht arsyet e e protestës.
“Arsyeja e protestës tonë është se po na bëhet e padrejtë në raport me qytetet tjera apo shkollat tjerat, të cilat e kanë lejuar mbatjen e eskursionit edhe kanë caktuar datat. Komuna e Podujevës nuk na ka dhënë asnjë arsye rreth kësaj çështje bashkë me drejtorin e shkollës. Ata kanë folur në emër të prindërve edhe në emër të nxënsve pa dijeninë tonë e as të prindërve tanë, shumica absolute e prindërve janë për mbatjen e eskursionit. Ne duam ta dimë arsyen e vërtetë pse nuk po e mbajnë eskursionin edhe kush e ka këtë përgjegjësi”, është shprehur Konushevci, përcjell Fol Drejt.
Fol Drejt ka kontaktuar gjithashtu edhe drejtorin e Arsimit të Komunës së Podujevës, Avni Fetahu. Ai ka sqaruar se arsyet e mosnisjes së organizimit të këtij ekskursioni kanë të bëjnë me vonesat me ofertat të cilat duhet të ishin përgatitur më herët dhe se arsyeja e anulimit ndërlidhet edhe me gjendjen me pandeminë.
“Ky proces nuk ka nisur fare, jo vetëm në këtë shkollë por edhe në tri shkolla të tjera.
Arsyeja kryesore e mosnisjes së organizimit të eksurzionit është se jemi vonë me ofertat dhe gjandja me pandeminë.
Në anën tjetër rreth 80 për qind e prindërve nga mbledhjet e mbajtura kanë qenë kundër organizimit të ekskurzionit, e vetëm për një grup të vogël gjërat nuk mund të ndryshojnë”.
I pyetur nëse ky vendim do të ndryshojë, drejtori ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se vendimi do të mbetet i njëjtë.
Gjithashtu Fetahu ka sqaruar se dy shkollat e tjera në të cilat nuk do të organizohet ekskursioni janë Shkolla Ekonomike “Isa Boletini” dhe Shkolla Teknike “Fan S. Noli”./FolDrejt/