Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior, do të lejohet të luajë në ndeshjen e ligës kundër Rayo Vallecano të mërkurën në mbrëmje.
Komiteti i arbitrave të La Liga-s ka anuluar kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e fundit të ligës kundër Valencias. Braziliani u përjashtua në fund të pjesës së dytë, pasi goditi një lojtar kundërshtar në një shtytje.
Por gjyqtarët në dhomën e VAR-it e vlerësuan gabim ngjarjen dhe nuk e panë që lojtari i Valencias në të vërtetë goditi Viniciusin fillimisht dhe se braziliani më pas e goditi atë. Të gjithë gjyqtarët nga dhoma VAR u pezulluan për këtë mbikëqyrje. Vinicius ka duruar fyerje raciste nga tribuna gjatë gjithë ndeshjes dhe është fyer edhe nga futbollistët kundërshtarë.
Për këtë shkak ka nisur një hetim. Reali ngriti kallëzim penal kundër tifozëve dhe Valencias si organizatorë të ndeshjes dhe policia arrestoi gjithsej katër tifozë për thirrje raciste të një rasti të mëhershëm. Valencia do të duhet të paguajë 45 mijë euro gjobë dhe të mbyllë një pjesë të stadiumit për tifozët, transmeton Fol Drejt.