Disa ditë më parë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka ndarë me fansat e saj një lajm të rëndësishëm rreth karrierës së saj. Ajo u bë zyrtarisht pjesë e kastit të një versioni të ri serialesh,” E bukura dhe Bisha” nga Disney Plus.
Rita e ndau këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin e saj social, Instagram duke u shprehur mjaft e gëzuar që më në fund mund t’ ia tregonte këtë detaj të gjithë ndjekësve të saj. Duke e konsideruar këtë arritje si ëndrra e saj më e madhe, Rita shprehet më tutje në postim:
“E verifikuar
Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë i emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të Bukuroshja dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja Beauty and the Beast me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore.
Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjen time drejtuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t!”
Mesa duket gëzimi i saj nuk zgjati shumë pasi seritë e filmit më të njohur “E bukura dhe Bisha” nuk do të transmetohen. Ata që e konfirmuan këtë lajm ishin dy personazhë të këtij seriali, Josh Gad dhe Luke Evans me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Fatkeqësisht, është e vërtetë. Ne u përpoqëm me të gjitha përpjekjet tona por në këto momente nuk paska qenë e thënë të ndodhë”, u shprehën ata.
Mirëpo ky nuk është fundi për këngëtarën e suksesshme Rita Ora. Rikujtojmë, se së fundmi ajo ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore me agjencinë diskografike “BMG”. Ajo po punon për të sjellë muzikë të re dhe ‘mezi pret’ ta ndajë atë me fansat e saj./FolDrejt/