Agjencia Amerikane e Hapësirës kishte planifikuar që sot të procedojë me nisjen e një rakete në drejtim të hënës.
Mirëpo ky rrugëtim i NASA është anuluar për shkak të një problemi me motorin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Nisja është anuluar pasi inxhinierët nuk arritën të rregullojnë një rrjedhje në motor.
Raketa e quajtur SLS është më e fuqishmja e zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj Artemis, përmes të cilit synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen e hënës pas një mungese 50-vjeçare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Detyra e saj do të jetë të shtyjë një kapsulë të quajtur Orion, larg Tokës.
Kjo anije kozmike do të rrotullohet rreth hënës në një hark të madh përpara se të kthehet në shtëpi në Oqeanin Paqësor pas gjashtë javësh.
Orion nuk është i pajisur me ekuipazh për këtë demonstrim, por duke supozuar se i gjithë hardueri funksionon siç duhet, astronautët do të ngjiten në bord për një seri të ardhshme misionesh gjithnjë e më komplekse, duke filluar nga viti 2024.