Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar.
Kjo pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën, përcjell klanakosova.tv.
Burimi konfirmoi një raport të medias serbe që thoshte se ”Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën”.