Plamen Georgiev është një biznesmen i suksesshëm ku vitin e kaluar i është bashkangjitur edhe partise qeveritare bullgare Gerb. Ai mori drejtimin të komisionit të anti-korrupsionit në vend, megjithatë në shtetin bullgar ka shpërhyer një skandal i madh i shitjeve të shtëpive nën çmimin e tregut, duke sjell edhe dorëheqjen e shumë funksionarëve, përcjell foldrejt.com, shkrimin e “STANDARD”
Vetë Georgiev bleu një shtëpi me vlerë 265 mijë euro me 417 metra katrorë, por kur i paraqiti taksat e tij, theksoi se shtëpia është vetëm 204 metra katrorë dhe vlen 146 mijë euro.
Ky skandal, i quajtur si “Appartement-Gate” është bërë i ditur nga marsi, kurse ka prekur shumë funksionarë të qeverisë bullgare – mes tjerash edhe krahun e djathtë të shefit qeveritar Bojko Borissov, Cvetan Cevatnov i cili kishte zvogëluar çmimin e shtëpisë me më shumë se 25 përqind; ngjashëm është prekur edhe ministrja e drejtësisë dhe kandidatja presidenciale Tsetska Tsacheva, zv.ministri i energjitikës Georgi Parvanov, zv.ministrja për sport Vanja Koleva dhe shefi i komitetit parlamentar për kulturë Vezhdi Rashidov.
Të gjithë këto kanë “blerë” shtëpitë me çmime të “volitshme” te firma e njëjtë Arteks Luxusappartement.
Për shkak të zbulimit të skandalit, tashmë ka ardhur dorëheqja e Tsvetan Tsvetanov, ministres së drejtësisë Tsacheva dhe dy ish zv.ministrave.
Zv.ministri i energjitikës Krasimir Parvanov i cili ka blerë një shtëpi luksoze “vetëm” për 35 mijë euro më lirë nga çmimi real 275 mijë euro, tregon se ai po keqpërdorët nga oligarkë të caktuar, pasi vetë i kishte luftuar ata.
Ky skandal ka sjell kokëdhembje për partinë e Bojko Borisovit që fitoi zgjedhjet e 2009 me pretekstin për të luftuar korrupsionin dhe që tani përpara zgjedhjeve të përgjithshme europiane anketat bullgare flasin se mbështetja ndaj Borisovit është vetëm pak mbi 28 përqind e votuesve, kurse 12.8 përqind besojnë se ai mund të luftojë korrupsionin./Foldrejt.com