Avokat Muhamet Mujaj ka thënë që në natën e Ramazanit, ka një lajm të mirë për të gjithë agjëruesit.
Ai ka bërë të ditur se policja që u largua nga puna për shkak të shamisë, Indira Mujaj, është rikthyer në vendin e punës.
“Duke mos dashur me e lodh opinionin me shumë lexim, po ju them se shteti ligjor po ndërtohet. Edhe gjyqtarët e kanë kuptuar se diskriminimi në baza fetare nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Pas një viti e katër muaj ne kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata e Apelit ku ka vërtetuar kthimin në vendin e punës të punonjëses me shami Indira Mujaj”.
“Përveç rasteve civile që po del se jemi diskriminuar, institucionet tona duhet të ngrisin edhe raste penale ku përgjegjësit që diskriminojnë dhe fyejnë identitetin fetar të dënohen, si ishte rasti makaber dhe i neveritshëm në Gjakovë. Shamia është vlerë e kombit shqiptar, nuk mund ta ndalni”.
Ndryshe Indira Mujaj ishte përjashtuar nga puna si shërbyese civile në Policinë e Kosovës, për shkak se ajo vendosi që të mbulohet.