Këshilltari presidencial Artan Murati, po thotë se presidentja Vjosa Osmani, po kultivon kulturë tjetër politike nga ç’jeni mësuar të shihni deri më sot, karshi opinionit publik.
Sipas tij, kjo meqë përgjatë një viti rrugëtim, Presidenca e Republikës së Kosovës nën drejtimin e Vjosa Osmanit, është vlerësuar si zyra më transparente në rajon, njofton klankosova.tv.
”Kjo ka të bëjë në një masë të madhe me një kulturë tjetër politike të cilën presidentja Osmani është duke e kultivuar, karshi edhe opinionit publik”.
”Dhe mund t’ju them me përgjegjësi të plotë që përgjatë një viti, në presidencë, presidenca ka qenë e të gjithë qytetarëve, ka qenë një presidencë me dyer të hapura”.
”Mjafton që të shihen të gjitha aktivitetet që në baza ditore pothuajse janë publikuar në kanale të informimit të presidencës, dhe këtë e konfirmojnë edhe raportet rajonale që zyrën e presidencës së Republikës së Kosovës, e kanë renditur si zyrën më transparente në gjithë rajonin si institucion”.
Murati dha detaje edhe mbi këtë raport.
”Raporti i BIRN-it, që është publikuar në verë të vitit 2021, e rëndit zyrën e presidencës së Republikës së Kosovës si institucionin më transparent në vend, sidomos edhe mënyrën se si e ka trajtuar edhe kërkesën për qasje në dokumente publike etj. Gjatë gjithë kohës ka qenë një presidencë me dyer të hapura, dhe një presidencë e cila faktikisht ka ofruar mundësi që të qaset dhe të angazhohet çdokush ka dashur, e madje edhe për ndonjë takim me presidencën”.
Tutje në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Artan Murati, specifikoi dy çështje siç thotë kryesore, që presidentja Vjosa Osmani, ka përmendur si ballafaqim gjatë politikës së saj të jashtme, njofton klankosova.tv.
”Është mirë që edhe liderët opozitarë të jenë sa më të zëshëm drejt politikës serbe. Në vazhdimësi, presidentja Osmani, ka përmendur dy aspekte kryesore sa i përket Vuçiqit dhe Serbisë”.