`Digital Key` do të mundësojë së shpejti lidhjen ndërmjet një smartfoni dhe veture.
Hyundai ka krijuar aplikacionin ‘Digital Key’, i cili përdor komunikimin në terren për të lejuar një telefon dhe një makinë të lidhen me njëri-tjetrin kur janë afër.
Pasi smartfoni hapë makinën, shoferi e ndezë motorin duke e vendosur pajisjen në pjesën e karikimit në tastierë qendrore dhe duke shtypur butonin Start / Stop.
Aplikacioni mund të përdoret nga katër persona të autorizuar, të cilët ruajnë cilësimet e preferuara të vozitjes.
Aplikacioni gjithashtu do të ketë veçoritë siç është alarmi, i cili mund të shkaktohet nëse personin që po nget veturën kalon kufirin e shpejtësisë ose drejton atë jashta vijave kufizuese të asfaltit.
“‘The Digital Key’ do të përfitojë një gamë shumë të gjerë të klientëve të ardhshëm të Hyundai, si dhe do të mundësojë skema të reja inovative për afrimin e automjeteve me smartfonë”, deklaroi Ho Yoo, kreu i grupit të Grupit të Zhvillimit Elektronik të Grupit Hyundai Motor.